Vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej vitesh, banorët e Gjoricës protestojnë

Shqipëria

Vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej vitesh, banorët e Gjoricës protestojnë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:20
Foto

Dhjetra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës protestuan këtë të shtunë për mungesën e ujit të pijshëm. Banorët zgjodhën të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi për mungesën e ujit të pijshëm prej shumë vitesh. Ata thonë se ujësjellësi i nisur katër vite më parë nuk po përfundon kurrë dhe se të gjithë vijojnë të konsumojnë ujë pusesh, çka ka rezultuar të jetë tepër i ndotur.

Banorët e irrituar, deklarojnë se nuk do të lënë asnjë kandidat që të bëjë fushatë në fshatin e tyre, pa u zgjidhur problemi i uji të pijshëm për ta:

Protesta e tyre këtë të shtunë zgjati rreth 1 orë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të rikthehen çdo ditë duke bllokuar rrugën nacionale, derisa problemi i tyre të zgjidhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat