Ndryshimi i motit/ Temperaturat do të zbresin me 7 gradë

Shqipëria

Ndryshimi i motit/ Temperaturat do të zbresin me 7 gradë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:41
Ilustrim

Ndryshim drastik i motit brenda 24 orëve. Ditët e kaluara të shkurtit kanë qenë plot diell dhe të gjithë menduar se tashmë pranvera erdhi por me sa duket nuk do jetë kështu. Moti i ftohtë dhe me reshje dëbore do të vazhdojë dhe për ca ditë.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike për News24 tha se mëngjesin e sotëm temperaturat kanë rënë minimumi 7 gradë. Por nga mesdita do të ketë mot të kthjellët, sigurisht me temperatura maksimumi 11 gradë në disa zona.

“Për sa i përket ditës së sotme, kemi pasur kryesisht mot të ftohtë si pasojë e ardhjes së masave me origjinë polare të cilat ndikuar edhe në vendin tonë duke sjellë temperatura të ulëta. Gjatë mëngjesit temperaturat kanë zbritur me të paktën 7 gradë, në zonat malore termometri ka shënuar minus 10 gradë celsius, ndërsa maksimumi pritet në mesditë jo më shumë se 11 gradë celsius.

Për sa i përket reshjeve kemi pasur në pjesën me të madhe të territorit, edhe në zonën e ulët ku kemi pasur flokë dëbore ndërsa në zonën malore kemi pasur dëborë që ka krijuar shtresë. Pritet që duke filluar nga mesdita dhe në vijim do kemi kryesisht mot të kthjellët me vranësira kalimtare dhe me pauzë të reshjeve dhe reshjet pritet të vijojnë edhe sot pasdite në zonat jugore ndërsa mbrëmja sjell kthjellime dhe në zonat jugore”, tha sinoptikania Bani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat