Festa e karnavaleve në Berat

Shqipëria

Festa e karnavaleve në Berat

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Foto

Festa e karnavaleve i dha jetë fundjavës në Berat.

Protagonistë ishin fëmijët e kopshteve dhe shkollave të qytetit.

Nën maskat e personazheve më të dashura ata dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.

Aktiviteti ishte pjesë e një kalendari të bashkisë për të gjallëruar jetën kulturore në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO.

“Të gjitha festat lokale të bëhen pjesë e guidave turistike” u shpreh Afize Skëndo, nënkryetare e Bashkisë Berat.

Synimi është për ti dhënë larmi qytetit veçanërisht në fundjavë, ku dhe pse në stinën e dimrit nuk mungojnë vizitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat