Basha për AP: Mazhoranca e zgjedhur me votat e krimit, jo popullit

Shqipëria

Basha për AP: Mazhoranca e zgjedhur me votat e krimit, jo popullit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish për mediat e huaja në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita, Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Gjatë një prononcimi për agjencinë  Associated Press, kreu i opozitës është shprehur se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se parlamenti është zgjedhur jo me votat e popullit, por ato të krimit të organizuar që bashkëpunoi me qeverinë.

‘Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale’, është shprehur kreu i demokratëve.

Basha ka bërë të ditur se protestat e opozitës do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë për një zgjidhje politike. Të mërkurën në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i parlamentit europian, i cili do të takojë liderët politike të dy poleve, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat