“Shqipëria në flakë”/ Televizioni rus komenton situatën politike

Shqipëria

“Shqipëria në flakë”/ Televizioni rus komenton situatën politike

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:20
Foto

Rrjeti ndërkombëtar televiziv rus “Russia Today” i ka bërë një pasqyrë të gjerë situatës aktuale politike në Shqipëri. RT ndalet tek sulmi me bojë që deputeti i PD, Edi Paloka bëri ndaj kryeministrit Rama në Parlament. Sipas medias ruse vendi është përfshirë në protesta, të cilat çuan madje deri në njollat e bojës mbi fytyrën e kryeministrit.

Televizioni rus ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, për të cilat spikeri tha: “Shqipëria në flakë”, ndërsa përmendi edhe djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, duke shtruar pyetjen: çfarë po ndodh?

Gjatë ditës së protestave, gazetari i televizionit rus ka mundur të marrë edhe një intervistë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thotë se qeveria është e kapur nga krimi.

“Parlamenti nuk është produkt i votave të popullit, por sikurse është bërë e ditur edhe nga përgjimet e dala nga dosja e prokurorisë të publikuara nga një media ndërkombëtare krimi i organizuar bashkëpunon hapur me qeverinë aktuale.” tha Basha.

Sipas televizionit rus akuzat me të cilat përballen autoritetet shqiptare nuk janë shaka. Gazetari shprehet se shumë njerëz në Shqipëri janë të sigurtë se qeveria punon krah për krah me bosat e drogës. Ai përmend faktin që disa deputetë të parlamentit shqiptar kanë përdorur influencën e bandave për të blerë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat