Basha: Opozita protesta më 28 Shkurt, 7 Mars dhe 16 Mars

Shqipëria

Basha: Opozita protesta më 28 Shkurt, 7 Mars dhe 16 Mars

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:03
Lulzim Basha

Pas djegies së mandateve, opozita e bashkuar ka vendosur që të protestojë çdo të enjte përpara Parlamentit të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do të vijojë të protestojë deri në rrëzimin e qeverisë.

Duke folur pas mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, Basha theksoi se protesta e radhës do të mbahet më datë 28 Shkurt, kurse protesta e dytë më 7 Mars. Të dyja këto protesta do të zhvillohen përpara godinës së Parlamentit. Ndërsa më 16 Mars opozita ka parashikuar të thërrasë një protestë mbarëkombëtare.

“Më datën 28 Shkurt, më datën 7 Mars do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinëne  Kuvendit të Shqipërisë. Dhe më 16 Mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombetare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta që do kenë për qëllim bashkimin e qytetarëve, për reagimin e papërgjegjshmëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Hapi që kemi hedhur nuk është pa kthim vetëm për opozitën, është pa kthim edhe për Edi Ramën. Ne nuk do t’i lëmë zgjedhjet  e ardhshme në dorë të narko-mafias. Opozita do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut me karriget që ka vjedhur me paratë e krimit. Sezoni i protestave vetëm sa ka nisur”, tha Lulzim Basha.

Opozita kërkon largimin e Edi Ramës si Kryeministër, krijimin e një qeverie kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka thënë vazhdimisht se do të qeverisë deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat