Dy të moshuar shpëtohen nga flakët e zjarrit

Shqipëria

Dy të moshuar shpëtohen nga flakët e zjarrit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Lezhë

Një pjesë e mirë e Qarkut të Lezhës ka qenë pa energji, për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktoi stuhia me erën e fortë.

Ndërkohë, këtë të shtunë në zonën Ishull Lezhë, dy persona mundën të shpëtohen nga flakët që përfshinë një magazinë ngjitur banesës së tyre.

Flakët janë ndihmuar shumë nga era e fortë. Sipas informacioneve të para, mendohet se shkak i zjarrit është bërë energjia elektrike, e cila gjatë të gjithë ditës ka pasur probleme.

Kanë qenë banorët e zonës që u kanë ardhur në ndihmë dy të moshuarve, pasi kanë parë flakët, por e menjëhershme ka qenë edhe mbërritja e zjarrfikësve, që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos lejuar djegien e banesës aty pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat