Vokshi- Spiropalit: Zonja 5 milion euro, do shkosh shumë shpejt ...

Shqipëria

Vokshi- Spiropalit: Zonja 5 milion euro, do shkosh shumë shpejt ...

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:32
Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi i ka dhënë një përgjigje Elisa Spiropalit pas akuzave të kësaj të fundit në lidhje me djegien e mandateve.

‘Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si çdo qytetar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtësi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!’, shkruan Albana Vokshi në përgjigjen e saj të publikuar në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat