Parashikimi i motit, e diel 24 shkurt 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e diel 24 shkurt 2019

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta si pasojë e ardhjes së masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe Jugor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërisht lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore  nga -12 °C në zonat malore deri në 11 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mestare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat