Kërpaçi reagon ndaj zyrtarit të OSBE: Si mund ta konsiderojë normalitet një vepër penale?!

Shqipëria

Kërpaçi reagon ndaj zyrtarit të OSBE: Si mund ta konsiderojë normalitet një vepër penale?!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 07:05
Floida Kërpaçi

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendësambasadorit të OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili pranoi sot nga Shkodra shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017 por tha se kjo nuk ndryshonte rezultatin.

E ftuar në Ora News, Kërpaçi tha se është e patolerueshme për një zyrtar të lartë të OSBE-së të provojë një vepër penale si një normalitet.

Floida Kërpaçi: Nuk e kuptoj sesi  një funksionar i lartë i OSBE-së promovon tek të rinjtë dhe tek të rejat një vepër penale siç është shitblerja e votave, duke thënë se ka shitblerje të votave por kjo nuk ndikon në rezultat. OSBE në 2017 ka thënë se 20% e votave janë blerë. 

Kanë mundësinë për të denoncuar dhe  reaguar fort ndaj kësaj  qeverie ilegjitime por kurrësesi nuk mund ta promovojmë këtë vepër penale si një vepër normale e cila mund të kalohet lehtësisht dhe mund të jetë një gjë e zakonshme. 

Nëse duam të ruajmë themelet e demokracisë duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme dhe opozita e bashkuar është e vendosur për të garantuar vullnetin e popullit dhe jo atë të krimit dhe bandave.

Nga Shkodra, zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, duke folur mbi akuzat për shitblerjen e votës ai theksoi se ky është një fenomen i konstatuar te disa subjekte politike, por që nuk ndikon në rezultat.

Robert Wilton: Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse.

Unë kritikoj përgjegjësit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat