Panik në tragetin Durrës-Bari, pasagjerët tre orë në mes të detit

Shqipëria

Panik në tragetin Durrës-Bari, pasagjerët tre orë në mes të detit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

 

Problemet me panelin e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që ky i fundit të qëndrojë për rreth 3 orë në det te hapur. Bëhet fjalë për tragetin “Rigel II” i cili ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qendrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar këtë situatë, shkruan FaxWeb. Ngjarja ka shkaktuar panik te dhjetra qytetarë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për nxehje e sistemit te panelit të kontrollit (kështu quhet) dhe kanë pritur të ftohet që më pas te rinisë udhëtimi drejt portit të Durrësit.

Trageti ende nuk ka mbërritur në Durrës, pasi është rreth 3 orë vonë nga orari i parashikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat