Ndërpriten reshjet e dëborës, probleme me energjinë në disa rajone - Bota Sot
Ndërpriten reshjet e dëborës, probleme me energjinë në disa rajone

Shqipëria

Ndërpriten reshjet e dëborës, probleme me energjinë në disa rajone

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Pas rënies ekstreme të temperaturave dhe reshjeve të dëborës që përfshinë një ditë më parë disa zona të vendit, moti ka pësuar një përmirësim të lehtë ditën e sotme. Në Qarkun e Korçës reshjet e dëborës u ndërprenë, por termometri gjatë natës ka qenë në minus 11 gradë Celsius.

Sipas Autoritetit Rrugor, në këtë qark lëvizja bëhet pjesërisht me zinxhir në akset Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë, si dhe në rrugën e Dardhës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në kilometrat e fundit të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Si pasojë e motit të keq me erëra të forta vijon të ketë probleme në rrjetin elektrik. Shkodra dhe rajoni i Burrelit janë më të prekurit, ku rreth 50% e fiderave janë stakuar për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.

Të shtunën moti i keq shkaktoi edhe dy viktima. Dy të rinj gjetën vdekjen në fshatin Buzhalë të Pukës. Ata u rrëzuan në një greminë dhe shkak dyshohet se është bërë era e fortë.

Po ashtu si pasojë e erës, 4 kamionë të tonazhit të rëndë u përmbysën në aksin Lezhë-Milot, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...