Berisha flet për fundin e tmerrshëm të Edi Ramës

Shqipëria

Berisha flet për fundin e tmerrshëm të Edi Ramës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:57
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish kryeministri Sali berisha i ka kthyer një përgjigje përcaktimit të bërë nga Rama më parë në një intervistë për median italiane, se në protestat e opozitës nuk është populli por partitë politike ato që flasin.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se Ramës po i vjen përballë një fund i tmerrshëm, pasi vetëm një njeri si ai në verbëri absolute kujton se protestuesit që dalin kundër tij janë të “padukshëm”.

Te padukshmit dhe fundi i tmerrshem i Edvinit!

Miq, kur verbohen syte e mendjes personi humbet çdo komunikim me realitetin dhe ka marre fund.

Ky sindrom i çdo diktatori e ka pushtuar Edvinin.

Ai dje iu tha mediave italiane se protesta e studenteve ishte proteste sepse studentet ishin popull.

Kurse protesta cunam e popullit opozitar nuk ishte pasi sipas tij ata nuk jane popull.

Pra sipas tij nuk jane popull ata qindra mijra qytetare qe mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes si kurre me pare me date 16 dhe 21 shkurt. Jo ata nuk jane popull pasi per ate ata jane te padukshem.

Edvin vertet tmerri te ka verbuar syte e mendjes dhe nuk te lejon ti shohesh ata paçka se ata te padukeshmit te detyruan t’ja mbathesh per ne Vlore dhe te rrethosh parlamentin me tela me gjemba si kurre me pare.

Edvin ky eshte verbimi i syve te mendjes, verberia absolute, sindromi me i tmerrshem i çdo diktatori qe shaqet tek ai para se ti vije ngordhja nga te padukshmit, nga ata qe ai nuk i quan popull.

Mjer ti, fati i zi i tyre te pret. Lipsu, lipsu nje minute e me pare! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat