Skandaloze/ Ende mbi shtyllë trupi i elektricistit që humbi jetën në Fierzë

Shqipëria

Skandaloze/ Ende mbi shtyllë trupi i elektricistit që humbi jetën në Fierzë

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:04
Fierzë

Një elektriçist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke mbetur i vdekur.

Por si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë, trupi i viktimës është ende në shtyllë, pasi nuk kanë mbërritur specialistët, për ta zbritur nga atje.

Burime për Top Channel raportojnë se ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar vijon të jetë mbi shtyllën që i mori jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat