Ja çfarë thotë vajza e Azem Hajdarit për lënien e mandatit

Shqipëria

Ja çfarë thotë vajza e Azem Hajdarit për lënien e mandatit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Rudina Hajdari

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar më në fund në lidhje me verdiktin e saj, nëse do të dorëzojë apo jo mandatin e deputetit ashtu si e gjithë opozita shqiptare.

Vajza e Azem Hajdarit ka reaguar përmes një deklarate për median duke u shprehur se vendimi për djegien e mandatit do ta bëjë shumë shpejt publik, por nga ajo që lexohet mes rreshtave duket sikur Rudina Hajdari mund edhe të tërhiqet nga dorëzimi i mandatit.

Në reagimin e saj Hajdari shkruan se është takuar me personalitete të BE-së dhe SHBA-ve për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Kujtojme se vecse Hajdarit, e cila ende nuk eshte shprehur, deputeti Myslim Murrizi refuzoi te lere mandatin e deputetit, duke u perjashtuar kesisoj nga PD. Ne rradhet e LSI-së vetem ish ministri Koka vendosi qe te mos dorezoje mandatin.

Më poshtë deklarata e Hajdarit:

Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në përceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t'iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat