Opozita rikthehet para Parlamentit; protestë paqësore, pa fjalime e flamuj

Shqipëria

Opozita rikthehet para Parlamentit; protestë paqësore, pa fjalime e flamuj

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:50

Siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të protestojë sërish më 28 shkurt, ditën e enjte, para nisjes së seancës plenare. Formati do të jetë i njëjtë; pa fjalime dhe flamuj, ndërsa zëri i qytetarëve do të jetë në rend të parë ndërsa fjalime simbolike do të mbahen edhe nga disa ish-deputetë.

Një protestë e ngjashme do të organizohet edhe më 7 Mars; duke mobilizuar kështu qytetarët për tubimin e madh më 16 mars para Kryeministrisë.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat