Spanja vendi më i shëndetshëm në botë, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria

Spanja vendi më i shëndetshëm në botë, ja ku renditet Shqipëria

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Sipas një klasifikimi të agjencisë Bloomberg, për vendet më të shëndetshme në botë, Spanja ka mundur për herë të parë Italinë, duke u vendosur në vend të parë.

Klasifikimi është bërë duke marrë për bazë 169 ekonomitë më të mira botërore dhe merr parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë për shëndetin e njeriut, duke nisur nga ushqimi dhe zakonet e të ushqyerit, por edhe aspekte të jetës, apo rreziku që lidhet me duhanin apo obezivitetin, por edhe ndotja e ajrit, e ujit, si dhe kushtet e sistemit shëndetësor.

Image
Image

Madridi në krahasim me klasifikimin e fundit në 2017 është ngjitur plot 6 pozicione duke fituar vendin e parë.

Në klasifikimin e fituesve pas Spanjës vjen Italia në vend të dytë dhe Islanda në vend të tretë, Zvicra në vend të katërt, Suedia e pesta dhe Norvegjia e gjashta. Japonia është vendi aziatik më i shëndetshëm, duke u ngjitur tri vende nga 2017.

Italianët ndodhen dhjetë vende me lart se miqtë e tyre francez. Shqiperia në këtë klasifikim është renditur e 43 duke u ngjitur plot 7 vende nga viti 2017 dhe duke lënë pas fqinjët, Maqedoninë, Serbinë, por edhe vende si Turqia, Hungaria, Meksika dhe Argjentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat