Meta takon sekretarin e Vatikanit: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Meta takon sekretarin e Vatikanit: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:44
Ilir Meta dhe Kardinalin Pietro Parolin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin. 

Me ftesë të Presidentit Meta dhe të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Kardinali Parolin ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë dhe të bekimit të fillimit të punimeve për Spitalin e kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Shenjtores Nënë Tereza.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”,  – nënvizoi Presidenti Meta.

Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të dialogut, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për të ardhmen europiane të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat