Ekzekutoi shokun, burg pa afat për Roland Milon

Shqipëria

Ekzekutoi shokun, burg pa afat për Roland Milon

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:32
Sokol Rama

Gjykata ka vendosur masën 'burg pa afat' për Roland Milon, i cili ekzekutoi shokun e tij Sokol Rama.

Masa 'burg pa afat' ndaj tij u dha nga gjykata të dielën (24 shkurt). 32-vjeçari Rama u gjet i ekzektuar në malët e Këlcyrës me 19 shkurt dhe Milo pranoi krimin, pas të cilit dyshohen se janë konflikte për trafikun e drogës.

Burime policore thanë se ai e bëri këtë pohim pasi u vendos përballë provave të krimit, armën tip “kallshnikov” dhe gjurmët në rrobat e viktimës.

Ai vrau 32-vjeçarin dhe e hodhi në një humnerë, ndërsa në zonë ishte braktisur edhe makina e viktimës që ishte denoncuar i zhdukur që më 6 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat