Protesta e së enjtes, Basha thërret krerët e degëve

Shqipëria

Protesta e së enjtes, Basha thërret krerët e degëve

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:52
Selia PD

Pas vendimit të PD-së për të djegur mandatet e deputetëve, këtë të hënë kjo forcë politike ka planifikuar një mbledhje të Kolegjit të kryetarëve të degëve nëpër rrethe, që nën drejtimin e Lulzim Bashës do të mbahet pasditen e kësaj të hëne në orën 17:00.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet për të diskutuar për sezonin e protestave dhe përgatitjet për atë të radhës, këtë të enjte përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Tirana do të mbajë peshën kryesore të protestave të përjaveshme të paralajmëruara nga kryetari i PD-së, pas dorëzimit të mandateve të disa prej deputetëve të opozitës, pikërisht përpara Parlamentit që akuzojnë se ka dalë nga votat e blera.

Nga ana tjetër, Basha pritet të nisë gjithashtu një tur tjetër takimesh, që do të jetë i përqëndruar këtë herë në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat