BE për situatën në Shqipëri: U dëmtua demokracia, presim dialog

Shqipëria

BE për situatën në Shqipëri: U dëmtua demokracia, presim dialog

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:41
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq

Për Komisionin Evropian, vendimi i opozitës për të djegur mandatet dëmton rëndë funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe shihet si joproduktiv.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq, në konferencën për shtyp të mesditës tha se Parlamenti është vendi ku bëhen diskutimet e mëdha.

“Vendimi i opozitës, në këndvështrimin tonë dëmton rëndë funksionimin e demokracisë në Shqipëri, pasi Parlamenti është vendi ku zhvillimet e rëndësishme dhe reformat duhen diskutuar dhe avancuar, jo bojkotuar. Vendimi i opozitës shihet si joproduktiv, bie ndesh me zgjedhjen demokratike të qytetarëve shqiptarë, si dhe dëmton edhe përparimet e bëra deri më tani në rrugën evropiane”, tha Maja Koçijançiq.

Komisioni, sipas Koçijançiq pret që deputetët shqiptarë të mbrojnë idetë dhe parimet e demokracisë në Parlament, e të evitojnë aktet e dhunës dhe deklaratat nxitëse, përcjell tch.

“Ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime për të kapërcyer situatën, në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo është një thirrje shumë e qartë, që ne vazhdojmë ta konsiderojmë të vlefshme”, tha Koçijançiq.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, edhe njëherë Koçijançiq ka theksuar se është më e rëndësishme cilësia e procesit, sesa shpejtësia e tij. Zëdhënësja e KE-së thotë se vettingu ka dhënë rezultate konkrete dhe se Komisioni do të ndalet gjerësisht te ky proces në raportin e përvitshëm të zgjerimit, në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat