PD reagon pas qëndrimit të Koçijançiç: Bravo Maja! Për ty opozita shqiptare është si ISIS

Shqipëria

PD reagon pas qëndrimit të Koçijançiç: Bravo Maja! Për ty opozita shqiptare është si ISIS

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Edmond Spaho

Pas qëndrimit të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerinit, se “në Shqipëri vendim joproduktiv, ndërsa për Bullgarinë nuk mund të flas”, ka ardhur reagimi i PD.

Ish-deputeti Edmond Spaho, në një reagim në Facebook i përgjigjet duke ironizuar Koçijançiç.

“Hehehehehe…..Maja!!!! Bullgaria nuk eshte Shqiperi! Shqiptaret jane qytetare te klases se dyte, madje per te opozita shqiptare eshte si ISIS pavaresisht se kerkon qe qeveria dhe krimi i organizuar te mos jene grusht bashkuar per te vjedhur zgjedhjet. Bravo Maja!!!”, shkruan ai.

Koçijançiç ka bërë një vlerësim me dy standarde të situatës së ngjashme politike në Shqipëri dhe në Bullgari. Koçijançiç është pyetur nëse konsiderohet nga BE si e paprecedent situata politike në Bullgari (sikurse është konsideruar situata politike në Shqipëri), ajo është përgjigjur që nuk është në gjendje të komentojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat