Punimeve në linjën 110kV, OSHEE: Kufizime të pjesëshme në energjisë në Lezhë e Laç

Shqipëria

Punimeve në linjën 110kV, OSHEE: Kufizime të pjesëshme në energjisë në Lezhë e Laç

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për shkak të punimeve që po kryen sot në linjën 110 kV L110 – 1 Lac 2 – Ulëz dhe në linjën 110 kV L110 – 7 Lac 2 – Lezhë, gjatë intervalit kohor 15:15-16:45 do të stakohet energjia në disa zona në Kurbin: Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë, Qyteti Laç, Milot, Mali i Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot, Shullaz Kodër, Fushë Shullazë, Fushë Milot.

Ndërsa zonat që mbeten pa energji në rrethin Lezhë: qyteti Lezhë, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzanë, Kodër Mulliri, Ishull Lezhë, Barbullojë, Shëngjin, Rana e hedhme, Kenallë, Kunë, Kodërmarlekaj, Sheher, Rrëzë Mali, Malsi, Gryke Manati, Vain, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishte, Troshan, Krajn, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabe, Dajc, Dragushë, Gocaj, njofton OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat