Parkimi i gabuar dhe parakalimi në kryqëzim, Policia publikon videon, apel shoferëve

Shqipëria

Parkimi i gabuar dhe parakalimi në kryqëzim, Policia publikon videon, apel shoferëve

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:59
Pamje nga video

Policia Rrugore ka bërë një apel ditën sotme, duke i ftuar qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit ndërkohë që janë nën timon, për të shmangur në këtë mënyrë aksidentet rrugore.

Nëpërmjet një postimi në facebook, duke pranuar vështirësitë që hasen për gjetjen e një vend parkimi në disa zona në kryeqytet, policia rrugore shkruan se shqetësuese është mënyra e pozicionimit në korsitë e lëvizjes pranë zonës së kryqëzimit.

Sipas saj, duke qenë se mjetet nxitojnë për të dalë të parat në semafor krijojnë konfuzion dhe bëhen shkak për aksidente.

“Jemi koshient për vështirësitë që hasen me parkimin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ashtu siç jemi të bindur që çdo drejtues mjeti, ka mundësinë dhe hapësirën për të parkuar konform ligjit, mjafton të tregojë durim dhe përgjegjshmëri në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ajo që mbetet shqetësuese edhe pse masat administrative janë në rritje, është mënyra e pozicionimit në korsitë e lëvizjes pranë zonës së kryqëzimit, ku shumë mjete nxitojnë për të dalë të parët në semafor, duke krijuar konfuzion, por edhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore.Rrugorët e kryeqytetit falënderojnë qytetarët për rastet e adresuara duke ju siguruar se jemi në shërbimin tuaj për më shumë rregull dhe siguri në rrugë.Bashkëpuno edhe ti, telefono 112, aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale për çdo shkelje që konstatoni, duke ju garantuar reagim në kohë e të paanshëm”, shkruhet në postimin e policisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat