Profesori amerikan vë gishtin në plagë: Protestat po bëhen për interesa politike

Shqipëria

Profesori amerikan vë gishtin në plagë: Protestat po bëhen për interesa politike

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:36
Ilustrim

Profesori i njohur i “New York University” Alon Ben Meir ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ku është ndalur tek vendimi i opozitës për të bojkotuar Parlamentin duke djegur mandatet.

Përmes rrjetit social Twitter, eksperti i politikës shprehet se kriminaliteti në Shqipëri ka qenë po i njëjtë edhe kur partia më e madhe opozitare (Partia Demokratike) ka qenë në pushtet.

Ndërkohë ai nënvizon se presidenti Ilir Meta është votuar nga kjo mazhorancë që kundërshtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Ështe shume e rendesishme te qe te dime se çfare synon opozita me kete vendim qe ka marre. Behet fjale per te marre pushtet, apo te punojne/mendojne per nje te ardhme me te mire per Shqiperinë?

Kur partia qe tanime eshte ne opozite ishte ne pushtet, Shqiperia serish vuante nga krimi i organizuar dhe korrupsioni“, shkuran profesori i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat