Braçe pranon që votat vidhen në Shqipëri, debat i fortë me Krastën për “pafajësinë” e PS-së

Shqipëria

Braçe pranon që votat vidhen në Shqipëri, debat i fortë me Krastën për “pafajësinë” e PS-së

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:41
Erion Braçe

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka pranuar këtë mbrëmje se në Shqipëri ka patur blerje votash, madje në disa qytete të vendit.

I ftuar në emisionin “A Shoë” Braçe ka pranuar fenomenin e shit-blerjes së votës, por duke u shprehur se maxhoranca nuk ka blerë asnjë të tillë, një argument të cilin zv.kryeministri nuk e ka shoqëruar me ndonjë arsyetim, e për të cilën ka patur një debat të ashpër me drejtuesin e emisionit Adi Krasta.

E teksa është përmendur rasti i publikimit të përgjimeve nga ana e Zërit të Amerikës në lidhje me Vangjush Dakon dhe grupin e Avdylajve, Braçe ka deklaruar se koha kur politikanët arrestonin liderët e kampit të kundërt ka mbaruar.

DEBATI:

Krasta: Zëri i Amerikës, Rai, njerëzit brenda në Shqipëri, njerëzit e dy qyteteve të rëndësishme të vendit që është pellgu i Durrësit dhe Peshkopia janë të shqetësuar dhe nuk ka më diskutim, është një shaka shumë e madhe dhe e rrezikshme të pretendosh. Këtu kanë të drejtë kur shqetësohen, ka pasur blerje votash dhe…

Braçe: Në dy qytete?

Krasta: Dhe më shumë ndoshta.

Braçe: Po ju shtoj dhe një qark tjetër që është qarku i Elbasanit për shembull. Pse nuk e përmendni?

Biseda e plotë

Krasta: Unë kam një inat të madh me Elbasanin. Elbasanin nuk e dua fare.

Braçe: Është edhe qarku i Fierit.

Krasta: Që është blerë vota?!

Braçe: Po, patjetër!

Krasta: Tani, kur në këtë vend qenka blerë vota…

Braçe: Nga kush?

Krasta: Nga shumë aktorë, natyrisht pushteti blen më shumë, ka më shumë fuqi…

Braçe: E keni gabim!

Krasta: Ka më shumë lekë.

Braçe: E keni gabim!

Krasta: E kam unë gabim?

Braçe: Yes!

Krasta:…që pushteti…

Braçe: Yes e keni gabim!

Krasta: …nga fuqia e madhe blen më shumë.

Braçe: E keni gabim. PS e Shqipërisë…unë kam që në ’96 që merrem me zgjedhjet …

Krasta: Zëri i Amerikës, Birn, Rai, dynjaja e regjistrimeve ku njerëz kanë thënë që ne kemi blerë.

Braçe: Ku? Dynjanë e njerëzve ku e kishin? Më vjen keq!

Krasta: Kjo është një gënjeshtër!

Braçe: Më vjen keq!

Krasta: Po si mundemi të tallemi ne me këtë Shqipëri, ke shumë të drejtë, kalojmë në pyetjen tjetër.

Braçe: Kush është gënjeshtër?

Krasta: Që janë blerë votat…

Braçe: Kështu nuk ta lë unë…

Krasta: Ty Rai nuk të bindi?

Braçe: Jo nuk më bindi.

Krasta: Dhe Zëri i Amerikës nuk të bindi, dhe kur thonë që ne i kemi harxhuar lekët për të blerë vota?

Braçe: Kush?

Krasta: Këta njerëzit, këta të fuqishmit, të tmerrshmit Shijak, Durrës, peshkopi…

Braçe: Kush? Ku dhe për kë i kanë blerë votat? Më vjen keq. Ka një dosje që ju e konsideroni dosja 339. Unë e kam lexuar

Krasta: Ju keni thënë që “kam lexuar më shumë se aq, nuk ka asnjë rresht ku Vangjush Dako apo ndonjë eksponent i PS japin para për të blerë vota, nëse e gjejnë ata të arrestohen”.

Braçe: Po patjetër ta gjejë Rai.

Krasta: Më lër të bëj një pyetje që të ndihmoj ta thuash… Në qoftë se në harkun e 72 orëve Vangjush Dako arrestohet?

(Braçe qesh)

Krasta: Ke shumë të drejtë në fakt, ke shumë të drejtë që qesh se ndonjë gëzim i madh që të arrestohen njerëzit nuk është

Brace: E di pse kam të drejtë, sepse në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike nuk kanë më atribute për të arrestuar njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat