Si vidhet karburanti në burgun e Korçës, drejtori dhe juristi nuk “kursehen” - Bota Sot
Si vidhet karburanti në burgun e Korçës, drejtori dhe juristi nuk “kursehen”

Shqipëria

Si vidhet karburanti në burgun e Korçës, drejtori dhe juristi nuk “kursehen”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:57
Ilustrim

Drejtori i Burgut Drenovë Novruz Hoxha, bashkë më ish drejtorin Juridik akuzohen se kanë vjedhur karburantin e institucionit për përdorim personal.

Madje juristi është filmuar duke ngarkuar bidonët me karburant në makinën e tij. Ndërsa një tjetër punonjës është fotografuar duke mbushur me bidon automjetin në pronësi të drejtorit, brenda rrethimit të burgut Drenovë.

Pas daljes së këtyre videove Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkoi nga prokuroria nisjen e një procedimi penal. Një muaj pasi filloi procedimi penal, juristi dha dorëheqjen nga puna, ndërsa drejtori ndërroi pronësinë e automjetit. Institucionet drejtuese nuk kanë marrë asnjë masë ndaj asnjërit prej tyre pavarësisht videove dhe fotove që janë bërë objekt i Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm. Madje, edhe në dhënien e informacionit për median, përgjigja zgjati më shumë se zakonisht pasi sipas tyre kjo çështje ish nën hetim dhe duhej të pritej deri sa hetimet të përfundonin.

Në redaksinë e Fiksit, në e-mailin zyrtar mbërritën disa video dhe foto ku shfaqen individë dhe automjete në të cilat janë duke u ngarkuar bidonë të mbushur me karburant dhe njëra prej makinave është duke u mbushur me karburant nga një punonjës. Të gjitha këto pamje duken të jenë brenda rrethimit të Burgut Drenovë, ashtu siç pretendon edhe denoncuesi. Gazetarët e Fiksit fillimisht kontaktuan me drejtorin e IEPV-së, Novruz Hoxha.

Ai fillimisht pranon të japë intervistë, por pasi merr vesh që gazetarët dispononin pamje refuzon kategorikisht.

Pas këtij refuzimi gazetarët ju drejtuan më një shkresë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit ktheu përgjigje rreth një muaj më vonë. Ata pretendojnë se kjo çështje është nën hetim nga prokuroria dhe deri sa të mbarojnë hetimet nuk mund të shprehen lidhur me këtë çështje.

Gjatë kësaj kohe gazetarët verifikuan se kush ishin pronarët e automjeteve që shfaqeshin në video. Nga ky verifikim rezultoi se njëri prej automjeteve ishte i Eduart Grecit dhe tjetri i një personi me inicialet L.S. Për këto dy emra, Fiks Fare pyeti sërish ministrinë, mbi pozicionet që ata kanë mbajtur apo mbajnë pranë IEPV-së Drenovë. Në përgjigje cilësohet se Eduart Greci ka mbajtur detyrën e specialistit në sektorin juridik.

Ndërsa shtetasi L.S. nuk ishte punonjës i burgut. Për këtë arsye Fiksi gërmoi pak më shumë dhe mësoi se shtetasi L.S ish pronari i ri i automjetit.

Pronari i vjetër i automjetit ishte vetë drejtori i IEPV-së Drenovë, Novruz Hoxha. Në video duken qartë ish juristi Greci tek mbush makinën e tij me bidonë me karburant në brendinë e IEPV Drenovë.

Në një tjetër video duket një makinë e tipit mercedes gri me targa AA584AM që mbushet po me karburant nga një punonjës i burgut po brenda këtij institucioni. Makinë kjo e drejtorit Hoxha, por që pas fillimit të hetimeve i është ndryshuar pronësia.

Pavarësisht refuzimit të parë, në daljen e këtyre fakteve të reja, gazetarët u nisën sërish drejt burgut të Drenovës. Gjatë telefonatës që patën me drejtorin e pranon që i ka ndërruar pronësinë automjetit, por nuk e sqaron pse. Ai thotë se është një person i skanuar në prokurori dhe se për këtë arsye po heton prokuroria.

Gazetarët e pritën jashtë rrethimit të burgut drejtorin për ta intervistuar, por ky i fundit me anë të shefit të turnit njoftoi se është nisur në Tiranë. Pak minuta më vonë, ai shihet tek hynë vjedhurazi në institucion i ulur në sedijen e pasme të një mjeti i cili futet me shpejtësi brenda burgut.

Madje ndaj këtij mjeti nuk u ushtrua as kontroll siç e kërkon rregullorja.

Gazetarët ia kërkojnë oficerëve roje të konfirmojnë hyrjen në institucion të drejtorit Hoxha , por asnjëri prej tyre nuk e pranon. Vetëm pas një ore dhe këmbënguljes së gazetarëve i njëjti shef turni pranoi që drejtori ishte rikthyer në institucion, pasi kishte takim me një tjetër gazetar. Takim që nuk e ndërpriste dot por do të na njoftonte pasi të dilte gazetari. Por edhe kur doli gazetari, asnjë njëri nuk donte të lajmëronte dhe drejtori u tregua kategorik në refuzimin e një intervistë për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me këtë ngjarje.

Gazetarët e Fiks Fare u munduan të zbardhin këtë ngjarje brenda një muaji, ndërkohë prokuroria ka që në Tetor që e heton edhe ende nuk ka dalë me përfundime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...