Sot mblidhet Kuvendi, opozita i përgjigjet me protesta

Shqipëria

Sot mblidhet Kuvendi, opozita i përgjigjet me protesta

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Foto

Ashtu siç bëri në seancën e së enjtes së kaluar shumica parlamentare ka gjetur një tjetër formë për të anashkaluar protestën e opozitës parlamentit.

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditën e sotme ka vendosur që seanca e kësaj të enjteje të zhvillohet sot në orën 17:00, duke evituar një përplasje të protestuesve me deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë burime nga PD bëjnë të ditur strukturave i është dërguar një mesazh urgjente, për të tu organizuar për protestë në orën që do të zhvillohet Parlamenti.

"Sot ne oren 17 ka seance parlamentare. Merrni masa per prani maksimale te struktures ne oren 16 e  30 para Parlamenti! Ju lutem pjesemarrje..", thuhet në mesazh.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe protesta e së enjtes nuk është anuluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat