Tritan Shehu: Thirrja për seancën parlamentare si në ilegalitet

Shqipëria

Tritan Shehu: Thirrja për seancën parlamentare si në ilegalitet

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Tritan Shehu

Seanca plenare e parashikuar sot nga maxhoranca ka vënë në lëvizje aktorët politikë. Pas Palokës e Strazimirit, ka reaguar edhe Tritan Shehu.

Ai shprehet se thirrja për një seancë të tillë është jashtë kuadrit ligjor e traditës parlamentare, teksa theksoi se kjo lëvizje e shndërron atë institucion krejtësisht në “nul”.

“Një Parlament qe thërret seancat plenare si në ilegalitet, jashtë kuadrit të rregullores e traditës, vetëm disa orë më parë, pa dyshim është “nul”.

Deputetët që kthehen në thjesht “robot” dhe pranojnë t’u bëhet “rreshtore” sikur të ishin zboristët e dikurshëm. Pa dyshim nuk mund të kryejnë funksionet e tyre.

Kur e gjithë kjo “lojë” tragjiko-komike zhvillohet në vazhdimësi veçse nga frika e kontaktit me njerëzit, e ballafaqimit me ata, tregon që nuk përfaqëson më asgjë.

Nje Parlament solid, perfaqesues, me njerrez te pergjegjeshem brenda tij, nuk mund te “luaje” keshtu, ai mblidhet dhe duhet te mblidhet edhe kur reth tij mund te protestohet, edhe ne momente te veshtira, ndryshe ai konfirmon ate qe tashme dihet, inekzistencen e tij.

Per kujtese mund tju jap me qindra shembuj te Parlamenteve te mbledhura ne vendimarje edhe kur jashte tyre protestohet me force, shembuj qe vijne nga ngjarjet ne vendet demokratike, momente qe i ka kaluar edhe Kuvendi yne qe prej vitit 1991, por qe asnje here nuk eshte hedhur ne “ilegalitet”, prandaj ka mbijetuar deri me sot”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat