Pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, ku gjatë natës u dogjën 5 makina të parkuara dy prej të cilave e drejtorit të Bashkisë dhe e gruas së tij, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.
Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se ishte mafia e drogës ajo që lau hesapet dhe mbolli terror.
“Ajo festoi për gjysmëdenimin e Eskobarit nga Ediskobari. Në qytet u gjetën fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë që shpëtove Pabllon tonë”- shkruan Berisha.
Postimi i Berishës
Narkomafia shtetërore e Vlorës shënoi sonte një rekord të ri.
Miq, sonte në Vlorë mafia e drogës lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullatën duke djegur pesë makina.
Ajo festoi per gjysmëdenimin e Eskobarit nga Ediskobari. Në qytet u gjetën fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë që shpëtove Pabllon tonë.
Zjarrvënësit hoqën maskat, veshën uniformat dhe u kthyen në drejtim të paditur në radhët e narkopolicisë! sb