Mbledhja e Kuvendit sot, Balla: Pse nuk ka seancë më 14 mars

Shqipëria

Mbledhja e Kuvendit sot, Balla: Pse nuk ka seancë më 14 mars

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla ka sqaruar sot vendimin më të fundit për mbledhjen e sotme të seancën plenare dhe pse nuk do të zhvillohet seanca e parashikuar për në datën 14 mars.
Në një deklaratë për mediat, Balla nuk bëri asnjë koment mbi reagimin e opozitës që e quajti qesharak vendimin për mbajtjen sot të seancës plenare, por theksoi se në këtë seancë do të miratohen vendime shumë të rëndësishme për shqiptarët, që mbeten prioriteti i shumicës.

Shikoni vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve dhe do ta merrni përgjigjen, në datën 14 mars nuk zhvillohet seancë se është ditë gëzimi dhe feste i shqiptarëve dhe për mua si deputet i Elbasanit, dhe i ftoj të gjithë të vijnë në Elbasan për ditën e verës, ajo që u them është që u miratua kalendari dhe programi dhe ne do të vijojmë të miratojmë ligje shumë të rëndësishme të Paketës në Drejtësi, sot kemi edhe dy ligje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me hallin e mijërave në zonat rurale që nuk kanë marrë dot tapinë, me dy ligjet që miratojmë sot i japim zgjidhje këtij halli.

Opozita e ka quajtur qesharak vendimin për thirrjen e seancës sot dhe kanë njoftuar për protestë…

Nuk kam asnjë koment, të vetmin koment që kam është që ne po vijojmë me intensitet angazhimin tonë për ta cuar deri në fund mandatin që na kanë dhënë shqiptarët. Sot miratojmë strukturën e dy institucioneve bazë të strukturës së drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat