Cakaj në Shkup, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit Boris Trajkovski

Shqipëria

Cakaj në Shkup, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit Boris Trajkovski

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. 

Ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë e Herzegovinë.

Ceremonia përkujtimore, e cila po organizohet nga zyra e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Fondacioni Boris Trajkovski, mblodhi personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit për të përkujtuar jo vetëm figurën e ish Presidentit Trajkovski, por edhe punën e tij për progresin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat