Sezoni turistik, prezantohet paketa për rritjen e sigurisë në plazhe - Bota Sot
Sezoni turistik, prezantohet paketa për rritjen e sigurisë në plazhe

Shqipëria

Sezoni turistik, prezantohet paketa për rritjen e sigurisë në plazhe

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Blendi Klosi

Pak muaj nga fillimi i sezonit turistik Ministri i Turizmit Blendi Klosi prezantoi nismat e reja me qëllim rritjen e sigurisë në plazhe. Ministri u ndal edhe tek menaxhimi i plazheve publike dhe private, ndërsa kërkoi që gara politike mos të ndikojë në mbarvajtjen e sezonit turistik.

Angazhim maksimal për rritjen e sigurisë në plazhe. Ky ishte premtimi i artikuluar nga  Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqsues të pushtetit vendor ku prezantoi nismat e reja me qëllim rritjen e sigurisë në plazhe, pak muaj para nisjes së sezonit turistik.

Ndër nismat e prezatuara theksi u vendos në shtimin e pikave vrojtuese , rritjen e numrit të vrojtuesve të plazhit, menaxhimin e mjeteve lundruese si dhe uljen e ndotjeve akustike në ambientet e pushuesve.

Gjithashtu në fjalën e tij ministri u ndal dhe tek plazhet private ku ftoi ccdo operator të interesuar për  administrimin e stacioneve të  plazheve të paraqesë kërkesën duke garantuar  përmbushjen e të gjitha kriterev përpara 31 marsit, ose në të kundërt stacioni do kaloj në publik. 

Blendi Klosi kërkoi dhe angazhimin e kryetarëve të bashkive si dhe kërkoi që gara politike mos të ndikojë në mbarvajtjen e sezonit turistik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...