Protesta e sotme, policia dërgon autoblindat te Parlamenti

Shqipëria

Protesta e sotme, policia dërgon autoblindat te Parlamenti

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Foto

Nuk janë vetëm partitë opozitare që janë mobilizuar për të protestuar sot, në orën 17:00, përpara Parlamentit. Edhe Policia e Shtetit ka marrë masat dhe po dërgon te ky institucion autoblinda dhe mjete të tjera të rënda.

Protesta e sotme e opozitës nuk ishte planifikuar, por u thirr pas vendimit të Gramoz Ruçit për të zhvendosur nga e enjtja në të martë seancën parlamentare.

Në protestën e organizuar një javë më parë, qytetarët treguan maturi dhe nuk u përfshinë në asnjë akt dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat