Hetim pasuror tre gjyqtarëve të Dritan Dajtit

Shqipëria

Hetim pasuror tre gjyqtarëve të Dritan Dajtit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Dritan Dajti

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën, pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin. 

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët  janë të dyshuar për korrupsion. 

Pasuria e tre gjyqtarëve do te futet në sitë nga hetuesit te cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve  per pasurine e tyre dhe familjarëve të tyre. 

Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua  përfundimisht me 25 vite burg. 

Pas dyshimeve per korrupsion 10 ditë më parë  parë banesat e tre gjyqtareve u kontrolluan  ku vetem në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro që u sekuestruan nga policia, por vete gjyqtari ka pretenduar se janë të djalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat