Rama 'diversion' nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë doli Myslim Murrizi - Bota Sot
Rama 'diversion' nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë doli Myslim Murrizi

Shqipëria

Rama 'diversion' nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë doli Myslim Murrizi

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha nga Lushnja se deputetët e opozitës janë arratisur nga detyra dhe se i vetmi me dy pare mend në kokë sipas tij, u tregua deputeti i kësaj zone, Myslim Murrizi.

Rama: Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë arratisur nga detyra për të përfaqësuar demokratët e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë, megjithëse demokratët e Lushnjës, nuk janë krejt të papërfaqësuar sepse ndodhi si ndodhi, unë nuk e di si ndodhi, por i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sido qoftë, thoni ç'të doni, por unë do kisha dashur ta kisha thënë unë, jo ai atë shprehjen u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni, revolucion për të rrëzuar Myslim Murrizin. Ajo që po thoja është mjafton të bëni krahasimin. Kjo që është sot jemi ne, ajo që ishte dje janë ata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...