Shqiptari humb kontrollin e makinës, dërgohet në gjendje të rëndë me helikopter drejt spitalit

Shqipëria

Shqiptari humb kontrollin e makinës, dërgohet në gjendje të rëndë me helikopter drejt spitalit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 18:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë shoferi i makinës, shtetasi Azem Belba nga Librazhdi. I aksidentuari është transportuar me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Ndërkohë policia po punon për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat