Dalin pamjet, momenti kur policia i hedh tek këmbët gaz lotsjellës Monika Kryemadhit

Shqipëria

Dalin pamjet, momenti kur policia i hedh tek këmbët gaz lotsjellës Monika Kryemadhit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, shihet teksa largohet nga turma e protestuesve, pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Ky vendim i policisë erdhi pasi protestuesit çanë kordonin e parë të policisë para Kuvendit, ku brenda mbajnë seancë plenare vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryemadhi shihet në këtë video teksa largohet me shpejtësi, ndërsa i krijohen vështirësi nga gazi lotsjellës.

I vjen në ndihmë ish-deputeti Ervin Salianji, me të cilin largohen së bashku drejt një lokali, për t'ju shmangur gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat