Masakra e ish-Bllokut, Eljon Hatos i ndryshon masa e sigurisë

Shqipëria

Masakra e ish-Bllokut, Eljon Hatos i ndryshon masa e sigurisë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:03
Eljon Hato

Është lënë i lirë i plagosuri i masakrës së ish-Bllokut, Eljon Hato.

Hatos i ka ndryshuar masa e sigurisë, nga “Arrest me burg”, në “Arrest shtëpie”, pasi pas atentatit, ku mbeti i plagosur ai ka mbetur gjysmë i paralizuar.

Eljon Hato ishte akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-Bllok, mbeti i plagosur gjatë atentatit në masakrën e 4 tetorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti midis grupit të Ervis Martinajt, Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha me Ervin Matën dhe Mervjol Bilon, në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut, u qëllua me armë zjarri, dhe si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato.

Ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim shtetasit Ervin Mata dhe Mevjol Bilo, i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat