Balla: Harroje Lulzim, pushteti fitohet me votë

Shqipëria

Balla: Harroje Lulzim, pushteti fitohet me votë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:32
Taulant Balla

Ndërsa pranë godinës së Kuvendit zhvillohej protesta e opozitës, nga salla e Parlamentit kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u tha se me protestën e 16 shkurtit PD ua rikujtoi shqiptarëve se me të rikthehen huliganët.

“16 shkurti referendum që shkatërroi PD. U rikujtoi shqiptarëve se me PD rikthehen huliganët, kthim pas në kaos. Lulzim Basha krijoi precedent të rrezikshëm, çdo opozitë të kërcënojë me dorëzim mandatesh nëse nuk i jepet pushteti në tavolinë. Harroje Lulzim, pushteti veç fitohet me votë. Nuk është faji i shqiptarëve se ti nuk votohesh. Kush ka dyshimin se më 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhjet e ka gabim”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat