Protesta e dhunshme PD- LSI, Braçe i ashpër: Askush s’mund të cenojë integritetin e një deputeti!

Shqipëria

Protesta e dhunshme PD- LSI, Braçe i ashpër: Askush s’mund të cenojë integritetin e një deputeti!

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Erjon Braçe

Zëvendës kryeministri Erjon Braçe teksa doli nga ambientet e selisë së Kuvendit bashkë me deputetët të tjerë theksoi se ajo çfarë ka ndodhur sot ka qenë një akt i pastër dhune. Në reagimin e tij të ashpër, zv/kryeministri Braçe theksoi se integriteti i një deputeti është integriteti i një institucioni, e askush të mos guxojë ta prekë.

“Integriteti i një deputeti është integriteti i një institucioni. Kushdo që mendon se mund të cenojë integritetin e një deputeti ta dijë se cenon integritetin e një institucioni kushtetues. Ishte një akt i pastër dhune. Sot e patë që pati tentativa të qarta për të hyrë në Kuvendin e zgjedhur me votat e shqiptarëve”, u shpreh Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat