“Protestë e dhunshme, Rama ikën” Si e raportoi Associated Press protestën e opozitës - Bota Sot
“Protestë e dhunshme, Rama ikën” Si e raportoi Associated Press protestën e opozitës

Shqipëria

“Protestë e dhunshme, Rama ikën” Si e raportoi Associated Press protestën e opozitës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:29
Associated Press

Mbështetësit e opozitës shqiptare hodhën fishekzjarrë dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit e mazhoarncës të hyjnë në ndërtesë mes thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.

*Nga Llazar Semini, “Associated Press”

Mbështetësit e opozitës së Shqipërisë hodhën fishekzjarrë dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit të martën, në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit vendës të hyjnë në ndërtesë mes thirrjeve për largimin e qeverisë.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë pretendon se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një qeveri të përkohshme dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Udhëheqësit e opozitës mbajtën fjalime të shkurtra duke bërë thirrje Rama të japë dorëheqjen dhe duke u zotuar se do të mbajnë tubime të vazhdueshme. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të drejtuar nga kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili u përpoq të thyejë kordonin e policisë.

Ndërkohë, sesioni i parlamentit vijoi punën me ligjvënësit socialistë brenda. Vetë Rama nuk ishte i pranishëm. Parlamenti i Shqipërisë mban sesione të enjteve, por vendosi të martën për këtë takim në një përpjekje për të shmangur një demonstrim të planifikuar.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje udhëheqësit të opozitës për të shmangur dhunën dhe i kanë kërkuar qeverisë të hyjë në bisedime me rivalët e saj politikë.

“Dhuna nuk është përgjigje e problemeve të Shqipërisë. Ne dënojmë përsëri nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për frenim dhe përgjegjësi”, – tha një deklaratë nga zyra e Tiranës e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Basha mbylli protestën pas 3 orësh duke u zotuar për t’u mbledhur sa herë që parlamenti mban sesione.

Socialistët që qeverisin mbajnë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Ligjvënësit e opozitës tashmë e kanë lënë mandatin pasi kërkojnë të nxisin zgjedhjet e parakohshme. Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...