"Shqipëria po shkon drejt përplasjes civile, ne jemi në gjendje lufte!"

Shqipëria

"Shqipëria po shkon drejt përplasjes civile, ne jemi në gjendje lufte!"

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:52
Pamje nga protesta

Nënkryetari i PD-së, deputeti Edi Paloka ka deklaruar se Shqipëria po shkon drejt konfliktit civil.

Deklarata e fortë është bërë në një lidhje të drejtpëdrejtë me emisionin Opinion, nga ku Paloka është shpreshur se opozita është vënë në gjendje lufte për mbijetesë.

I pyetur per nje perplasje mes militanteve te paertive politike, Paloka eshte shprehur keshtu:

“As ne nuk e duam këtë, një përplasje militantësh. Ti ke fëmijë, ata në studio kanë fëmijë dhe duam t’i rrisim në një vend normal. Vendimi ynë është marrë në kushtet e mbijetesës. Ne do reagojmë në çdo hap. Sot policia me veprimin që bëri tregoi se është kthyer në shërbëtorë të verbër. Nuk mund të veprohej sot ashtu. Ai gjenerali që është kthyer në ushtar, do mbajë përgjegjësi nesër”, tha Edi Paloka.

Pjese nga Intervista:

Fevziu: Mendoni që situata mund të shkojë drejt përplasjes?

Mendoj se është e qartë për të gjithë. Me komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët, i kemi bërë të qartë se edhe me Ramën s’do të ketë më stabilitet. Gjithë gazetarët e panë sot se ishte gjendje lufte, jo për fajin tonë, ishte policia.

Fevziu: Ishin protestuesit që tentuan të shtynin policinë.

Policia ka një plan masash. Edhe në protestën e 16 shkurtit hapën kordonin. Sot me një fërkim me protestuesit, nuk hodhën gaz, por hodhën helm. Ai nuk ishte gaz normal lotsjellës, ishte helm.

Fevziu: Ku do shkoni Paloka?

Nuk ka asgjë të mirë për ne, as për qytetarët.

Fevziu: Rrezikon të ketë përplasje dhe destabilitet?

Aty po shkon.

Fevziu: Dhe jeni të gatshëm?

Ne na futën në cep. Jemi në gjendje luftë për mbijetesë. Nuk kemi ku shkojmë tjetër, akti i fundit politik është marrë nga opozita. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës. Ai akt që duket më ekstremi, është akti më i fundit paqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat