Kriminale! Mbi qytetarët u përdorën armë kimike 'Made in Serbia'

Shqipëria

Kriminale! Mbi qytetarët u përdorën armë kimike 'Made in Serbia'

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:53
Mjeti i perdorur ne proteste

Pas përfundimit të protestës së opozitës, ku nuk mungoi edhe këtë herë sulmi i policisë me gaz dhe lëndë kimike, zbulohet se nga e kanë origjinën këto lëndë.

Siç mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme, policia e shtetit dhe garda e republikës i siguron këto lëndë ushtarake nga Serbia, ndërsa vetë shteti serb lëndën e parë e merr nga Rusia.

Siç shpjegohet edhe në faqen zyrtare të kompanisë në fjalë në internet, lënda që u përdor sot nga policia është lëndë kimike.

Të njëjtat lëndë janë përdorur nga forcat serbe të Millosheviçit edhe gjatë protestave të shqiptarëve në Prishtinë.

Përdorimi i pakontrolluar i gazit nga ana e forcave të sigurisë krijoi gjendje paniku mes qytetarëve, ku nuk mungonin as gratë shtatzëna apo fëmijët.

Shumë prej tyre kërkuan edhe ndihmën mjekësore, ndërsa disa qindra metra përreth Parlamentit janë kontaminuar nga gazi.

Edhe gjatë protestës së 16 Shkurtit para Kryeministrisë u përdorën lëndë kimike të prodhuara në Serbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat