Spahia viziton protestuesit e lënduar nga protesta: U helmuam dhe pse ishim larg

Shqipëria

Spahia viziton protestuesit e lënduar nga protesta: U helmuam dhe pse ishim larg

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 00:26
Spahia viziton protestuesit e lënduar nga protesta

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia vizitoi sot në mbrëmje disa të lënduar nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.

Në bisedë, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në Qendrën Tregtare “Toptani”.

Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma.

 Zoti Spahia thotë se nga protesta e sotme, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat