Një 39-vjeçar i dënuar me 15 vite burg është ekstraduar nga Holanda në vendin tonë, pasi akuzohet për trafik të femrave.
Bëhet fjalë për shtetasin Gj. M, 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dënuar me 15 vite burg.
"Ky shtetas u ekstradua nga Holanda drejt vendit tonë pasi, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale "Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim", sqaron policia.