Ambasadori i Zvicrës: Imazhi i Shqipërisë përmirësohet me dialog parlamentar!

Shqipëria

Ambasadori i Zvicrës: Imazhi i Shqipërisë përmirësohet me dialog parlamentar!

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Adrian Maitre

Dialogu të bëhet në parlament, bashkëpunimi i forcave politike me njëra tjetrën përmirëson imazhin e Shqipërisë! Ky ishte mesazhi që përcolli ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maitre i cili thotë se imazhi i këtyre kohëve të Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin e Shqipërisë si nj vend i sigurt, mikpritës dhe interesant.

Duke folur në fushatën ndërkombëtare digjitale të Turizmit 2019 “Be taken by ALBANIA”, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Blendi Klosi, ambasadori Adrian Maitre tha:

Imazhi i Shqipërisë do përmirësohej nëse forcat politike do bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin. Ky vend është i sigurt, mikpritës dhe interesant. Aktorët politike duhet të influencojnë në krijimin e një reputacioni të mirë për Shqipërinë. Dialogu në Parlament ndihmon për të pasur një imazh pozitiv të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat