Shëndetësia u përmirësua, Shqipëria fiton 7 vende në renditje

Shqipëria

Shëndetësia u përmirësua, Shqipëria fiton 7 vende në renditje

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:07
Ilustrim

Agjensia prestigjoze amerikane “Bloomberg”, e cila bën rankimin e indeksit ekonomik të 169 vendeve të zhvilluara si dhe mbulimin me shërbime shëndetësore, e ngjit Shqipërinë për vitin 2019 me 7 vende. Indeksi i shëndetit, sipas agjensisë “Bloomberg”, e rendit vendin tonë në vendin e 43-të, ndërkohë që dy vite më parë Shqipëria ishte në vendin e 50.

Tanimë, Shqipëria renditet pas Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, duke lënë pas vende si Sllovakia dhe Hungaria. Bloomberg në këtë rankim merr në konsideratë faktorë që ndikojnë në shëndetin e popullatës si ushqimet që konsumojnë, obeziteti, jetëgjatësia, vdekja foshnjore, por edhe rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkoolin, ndotjen e ajrit apo edhe ndotjen e ujit, si edhe kushtet e sistemit shëndetësor.

Të dhënat zyrtare, “Bloomberg” i merr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për vendin tonë vihet re se ka patur një ulje të faktorëve të riskut siç janë duhanpirja, pasi ka rënë numri i konsumatorëve të duhanit. Moslejimi i konsumit të duhanit në ambientet e mbyllura ka ndikuar në reduktimin e numrit të duhanpirësve.

Nga ana tjetër, është ulur vdekja foshnjore. Referuar rankimit të “Bloomberg” vihet re përmirësim i shërbimeve shëndetësore ndaj popullatës.

Ndërsa në vend të parë në këtë indeks renditet Spanja, e cila ka kapërcyer menjëherë 6 pozicione në klasifikim që nga indeksi më i fundit i bërë nga kjo agjensi në vitin 2017 e në vend të dytë renditet vendi ynë fqinj, Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat