A do të procedohet? Rama i bëri reklamë basteve me xhupin e Liverpool-it

Shqipëria

A do të procedohet? Rama i bëri reklamë basteve me xhupin e Liverpool-it

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Edi Rama

Nga logoja e Juventusit, tek ajo e Italisë dhe së fundmi tek logoja e Liverpoolit. 

Këto janë dashuritë e Ramës në veshjet e tij. 

Megjithatë, kryeministri ka bërë një faull të rendë kësaj radhe pasi në veshjen e tij ka reklamuar një kompani bastesh. 

Bëhet fjalë pikërisht për "BetVictor", e cila është partner i ekipit anglez prej disa vitesh. 

Logoja e "BetVictor" stampohet gjithnjë poshtë ligos së Liverpoolit duke qenë një ndër partnerët kryesorë.

Reklamimi i basteve është e kundraligjshme në Shqipëri që prej fillimit të këti viti dhe këtë ndalim e ka propozuar pikërisht kryeministri Rama.

Madje, sëfundmi në Shqipëri është proceduar penalisht administratori i një ekipi të Superligës pikërisht sepse në bluzat e lojatërëve ishin stampuar reklamat e një kompanie bastesh.

Tashmë, nëse ligji është i njëjtë për të gjithë, Rama duhet të procedohet penalisht për reklamën që i bëri kompanisë së basteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat