Dalin emrat e tre kandidatëve për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë

Shqipëria

Dalin emrat e tre kandidatëve për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:34
Komiteti Mysliman i Shqipërisë

Në datë 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri, ndërsa mandati është 5-vjeçar.

Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë dy kandidatë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat